FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kurti uron Mickoskin: Pres me padurim të punoj me ju

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Hristijan Mickoskin për marrjen e postit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri i Kosovës ka thënë se pret me padurim të punojë me Mickoskin, derisa ka përmendur edhe rrugën Prizren-Tetovë.

“Urime për Mickoskin për zgjedhjen si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinj të afërt por edhe aleatë dhe partnerë të ngushtë, në orientimin drejt NATO’s, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian. Nga rruga Prizren- Tetovë te mbrojtja dhe siguria, pres me padurim të punoj me ju për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet tona tashmë të forta dypalëshe”, ka shkruar Kurti në “X”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?