Kurti: Zgjidhja janë zgjedhjet, Vetvendosjes i është dyfishuar mbështetja në popull

Kryeministri në detyrë i Kosvës Albin Kurti e sheh zgjidhjen e krizës aktuale politike vetëm tek mbajtja e zgjedhjeve të reja. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Kurti tha se Vetvendosjes i është dyfishuar mbështjetja në popull pas zgjedhjeve të fundit.

“Na është përgjysmuar mbështetja në parlament, por na është dyfishuar mbështjetja në popull. Që nga zgjedhjet ne na është dyfishuar mbështjetja e popullit. Kjo është dëshmi më shumë që të kthehemi tek qytetarët, të freskojmë legjitimitetin. Kësaj radhe ne e kemi bërë të qartë, Vetvendosje duhet të dale e para dhe më shumë se sa e para. ”- tha Kurti. Kurti sqaroi në emisionin Përballë se përse nuk funksionoi bashkëqeverisja me LDK-në. “ Së pari na e ngadalësonin veprimtarinë. Ne donim të ecnim më shpejt, por hezitime, pengesa, ndërkohë që cfarë do vonese ne na kushtonte sepse vetëm qeveria ishte e re, cdo gjë tjetër ish e vjetër. Dhe tash kur brenda qeverisë së re ke disa të vjetër që të ngadalësojnë, atëherë edhe të rinjtë dekurajohen.” – tha Kurti. Po ashtu, Albin Kurti komentoi edhe marrëdhënien me presidentin Hashim Thacci, duke e cilësuar sit ë pamundur punën më të. “ Mendoj që është tejet e vështirë për të mos thënë e pamundur të punohet me presidentin. Është bagazhi I madh I së kaluarës, interesat e mëdha që duhet të mbrohen dhe tek unë se gjen dot këtë gjë. Në parim mund të thuhen gjëra që jemi ne unison por sa të fillosh të veprosh vëren se dalin disa preference të tjera.” – theksoi Kurti në Përballë.

SHKARKO APP