Kusari-Lila: Presidenti duhet të shkarkohet nëse është përfshirë në rastin e turqve

Deputetja Mimoza Kusari-Lila pas ngjarjes së djeshme, ku janë arrestuar gjashtë shtetas turq tha se duhet nisur procedura e shkarkimit të presidentit në momentin e konfirmimit të përfshirjes së tij në rastin e djeshëm.

Kusari-Lila në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se as Kryeministri dhe as Kryetari i Kuvendit nuk janë duke i ditur punën dhe përgjegjësitë e detyrave që mbajnë, ndërsa në këtë mjegull, Presidenti i shtetit po e shfrytëzon momentin dhe i ka okupuar të gjitha pozitat qeverisëse të vendit.

“Po debatohet në Kuvend për ngjarjen e djeshme të deportimit të shtetasve të Turqisë. Kryeministri i vendit zyrtarisht e pranon se nuk ka qenë i informuar dhe se ende nuk po i ‘din’ procedurat e qeverisjes parlamentare.
Kryetari i kuvendit e pranon se sikur të ishte informuar me kohë, do të kishte shkuar në aeroport dhe do të ndalonte deportimin e tyre.
Përmbledhja: As Kryeministri dhe as Kryetari i Kuvendit nuk janë duke e ditur punën dhe përgjegjësitë e detyrave që mbajnë. Në këtë mjegull, Presidenti i shtetit po e shfrytëzon momentin dhe i ka okupu të gjitha pozitat qeverisëse të vendit.
E para, duhet nisur procedurën e shkarkimit të Presidentit në momentin e konfirmimit të përfshirjes së tij në rastin e djeshëm.
E dyta, partitë politike të dakordohen për agjendën legjislative dhe politike afatshkurtër përfshirë këtu edhe afatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare deri në fund të 2018.
Në këtë katrahurë, asnjëri nga udhëheqësit institucional nuk janë duke qeverisë për Kosovën”, deklaron ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?