Kush do ta zgjidhë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, BE apo SHBA?

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, deklaron se zgjidhja e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë kërkon një angazhim mes SHBA dhe BE dhe jo një rivalitet mes tyre.

Në një intervistë për Rtv Ora, Sejdini sjell në vëmendje bisedimet e Vjenës si sukses i bashkëpunimit të përbashkët mes tyre.

Sejdiu: Do të doja të kishim atë modelin e bisedimeve të Vjenës ku ka qenë një rol i veçantë i SHBA në bashkëpunim të thellë me vendet e BE. Nëse kjo do të ece si duhet atëherë do të koplomentohet në një proces të ujdisë finale. Këtë nuk e shoh asnjëherë si hapje të statusit të Kosovës. Serbia kur ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara një rezolutë për dialogun ka dashur ta mashtrojë opinionin ndërkombëtar dhe të stopojë procesin e njohjes së Kosovës, anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë.Një vend sovran duhet të lëvizë me të veten.E kanë për borxh edhe SHBA, edhe BE të bëjnë presion shumë të madh në radhë të parë te vendet e BE që nuk e kanë njohur Kosovën që merren si shembull për prishjen e proceseve të mëtejshme dhe shumë vende të tjera për njohjen e Kosovës. Kur ato kanë bërë ndihmën e drejtëpërdrejtë kemi pasur më shumë njohje. 78 njohje i kam lënë kur kam lënë mandatin.Nuk e kam pritur që do të ketë njohje të menjëhershme, ka qenë një propagandë e tmerrshme që ka bërë Serbia.Duhet një presion i madh i përbashkët. Borell dhe Lajçak janë në procese tgë mëdha për Kosovën, uroj të largohen nëse kanë frikë se Kosova është precedent për vendet e tyre, absolutisht nuik është. Kosova ka shumë detyra. Sundimi i ligjit, duhet më shumë të punohet.

Kosova do të marrë pjesë në Shengenin Ballkanik në një kohë kur shumë e kritikuan, si nga qeverisja e kaluar dhe ajo aktuale.

Sejdiu, si një nga ideatorët e parë të një shengeni rajonal tregon se ku ndryshon ideja e tij e hedhur në 2008 si President me projektin e sotëm.

Sejdiu: Kur e kam dhënë unë idenë, mund të ketë qenë ideja e parë por një tip tjetër. Ka ndodhur në 2008 kur kam bërë një vizitë në Tiranë, në konferencën për shtyp me presidentin Topi kam kërkuar që mes vendeve të rajonit, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mali i Zi dhe nesër me Serbinë të hiqen formalitetet e lëvizjes së qytetarëve, të mos ketë pengesa. Në sezonin e verës, që ka qenë paradoks, edhe në Shqipëri, edhe në Mal të Zi njerëzit vinin me letërnjoftim.Kur kalonte sezoni kthehej pasaporta. Kjo të shërbejë si një përgatitje e rajonit për proceset e mëtejshme integruese. Nuk e kam menduar asnjëherë dhe se mendoj as sot që një shengen i tillë të jetë një lloj hibridi dhe të marrë karakterin e një formacioni brenda të cilit do të shpreheshin tendenca të caktuara, të krijimit apo restaurimit të një ish-Jugosllavie të dikurshme që është e pamundur. Ideja ime ka qenë një bashkëpunim ekonomik dhe lëvizje e lirë e qytetarëve. Sot Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në NATO, kanë lëvizur gjëra të mëdha.Këto të shërbejnë si tërheqje drejt rrugës së BE. Nuk është e lehtë, kriteret po ashpërsohen dita-ditës, nuk janë ato kritere që kanë qenë deri në 2003-2004 kur u anëtarësuan Bullgaria dhe Rumania me kritere shumë më të ulëta, kanë krijuar probleme në Europë, emigracion masiv.Kemi një situatë më mëhershme dhe me Greqinë.

Intervista me gazetarin Xhoi Malësia, përgatiti për online Besjana Kuçana

SHKARKO APP