Kush është oficeri i Forcave Speciale që humbi jetën pasi kreu testimet fizike

Një nënoficer i Forcave Speciale të Kosovës, i cili punonte në batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë ka vdekur sot pasi ka kryer testimet fizike.

Vdekjen e 47-vjeçarit është konfirmuar nga zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.

Bëhet e ditur se i ndjeri Baki Ejupi, 45-vjeçar, ka vdekur pas testimeve fizike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se ai është me prejardhje nga Podujeva, mirëpo punonte ne batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kapteri Baki Ejupi, ka lindur më 08.05.1974 në fshatin Sekiraqë – Komuna e Podujevës.

Ai ka shërbyer me përkushtim të madh në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë në Mitrovicë, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së.

Kapter Baki Ejupi, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?