Kuvendi i Kosovës një minutë heshtje në nder të Bob Dole, serbët qëndrojnë ulur

Kuvendi i Kosovës mbajti një minutë heshtje në homazh të senatorit amerikan, Bob Dole, i cili humbi jetën nga sëmundja e rëndë.

Të gjithë deputetët e pranishëm në sallë u çuan në këmbë, me përjashtim të ligjvënësve të Listës Serbe, të cilët qëndruan ulur. Kërkesa për një minutë heshtje në nder të senatorit Dole u bë nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca, i cili e konsideroi atë një mik të madh të Kosovës.

Pas nderimit të Bob Dole, deputetët iu rikthyen zhvillimit normal të seancës parlamentare. Gjatë punimeve, ligjvënësit miratuan dhe dy marrëveshje ndërkombëtare.

SHKARKO APP