Kuvendi mbetet në ngërç, Osmani: I kërkova LDK-së të mos e propozonte emrin tim për Presidente

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se nuk dëshiron që emri i saj të propozohet për një mandat të dytë si presidente e Kosovës. Në një intervistë për Kanal 10, Osmani tha se pas zgjedhjeve e kishte njoftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për vendimin e saj.

Ajo sqaroi se deklaratat e mëhershme për mundësinë e një mandati të dytë ishin bërë në një situatë tjetër politike, kur, sipas saj, ishte krijuar një mundësi e re për forcimin e raporteve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

“Kur e kam përmendur mandatin e dytë kanë qenë rrethana të tjera. Kemi pasur një dritare të re që u hap me SHBA-të dhe kam menduar se do të ishte një dëm shumë i madh për Republikën nëse nuk shfrytëzohej ajo mundësi”, deklaroi Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo theksoi se tashmë qëndrimi i saj është i qartë dhe se nuk dëshiron që emri i saj të përfshihet në diskutimet politike që lidhen me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?