Lajçak konfirmohet si përfaqësues special i BE për dialogun Kosovë-Serbi

Mirosllav Lajçak është konfirmuar si përfaqësues special i BE-së për dialogun Serbi-Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

Emërimi i tij është konfirmuar nga e ashtuquajtura procedurë e shkruar, e cila është përdorur shumë shpesh javët e fundit për të marrë vendime në nivelin e BE, për shkak të izolimit të Kontinentit të Vjetër dhe pamundësisë së përfaqësuesve të shteteve anëtare për të qenë fizikisht të pranishëm në takime.

Përfaqësuesi special për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, pavarësisht nga emri i pozitës së tij, do të përqendrohet në pjesën më të madhe të angazhimit të tij në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Promovimi i paqes, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe sundimi i ligjit në rajon, pra pjesa që ka të bëjë me tërë Ballkanin Perëndimor, sipas burimeve të BE-së, do të jetë aktiviteti shtesë i Lajçak.

Siç e sqaruan burimet diplomatike për “Radion Evropa e Lirë” në gjuhën serbe, dialogu meriton vëmendje më të madhe të një përfaqësuesi special të BE-së.

SHKARKO APP