Lajçak: Sllovakia kundër idesë për shkëmbimin e territoreve

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirsolav Lajçak, është i bindur se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin e Kosovës.

Sipas tij edhe Kosova por edhe Serbia duhet të veprojnë dhe të marrin vendime të cilat kontribuojnë në fqinjësi të mirë dhe përmirësim të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Lajçak thotë se palët duhet që të ndalojnë të gjitha veprimet të cilat do të mund të nxisnin tensione ndëretnike, duke iu referuar vendimit për krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express.

Lajçak thotë se shteti i tij e ka bërë të qartë pozicionin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se për këtë çështje edhe BE-ja dhe NATO kanë reaguar ashpër.

Në këtë intervistë, Lajçak ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se Sllovakia nuk e mbështet një nismë të tillë.

“Sllovakia nuk e mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve dhe shënimit të vijave kufitare përgjatë vijave etnike. Ne besojmë se një koncept i tillë nuk ishte real as në të kaluarën, dhe nuk do të jetë i tillë as në të ardhmen”, ka shtuar ministri sllovak.

Sipas tij detajet janë ato që do ta sqaronin më mirë situatën, dhe kështu në momentin që do të arrihet ndonjë marrëveshje, do të shihet nëse do të ketë më shumë përfitime apo do të jetë e kundërta.

SHKARKO APP