Lajçak sot në Kosovë, vizita e parë si i dërguari i BE për dialogun

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vizitojë sot Prishtinën për herë të parë pas ngarkimit me detyrën e re.

Lajçak do të takohet me krerët e shtetit të Kosovës teksa deri tani vetëm Vjosa Osmani ka konfirmuar takimin.

Nga ana tjetër nuk dihet ende nëse Lajçak do të takohet me Thaçin, pasi ky i fundit ka thënë se nuk do të ulet në tryezë me të si dhe i ka bërë të qartë që si i dërguar i BE të vijë me të vetmin synim për njohjen e ndërsjelltë Kosovë- Serbi.

Nga ana tjetër më 27 qershor do të ketë një takim në Shtëpinë e Bardhë mes përfaqësuesve të Serbisë si dhe atyre të Kosovës që do të përfaqësohen nga Hoti dhe Thaçi.

SHKARKO APP