Lajm i mirë për Kosovën/ Raportuesja në PE: Merret vendimi i rëndësishëm me shumicë dërrmuese pro

Parlamenti Evropian ka votuar ditën e sotme pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lajmin e bën me dije Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon e cila shkruan se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.

“Në votimin plenar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon nga Këshilli i BE-së që të veprojë. 472 pro, 165 kundër dhe 41 abstenime”, shkruan Von Cramon.

Eurodeputetja Von Cramon, sot në debatin për raportin e progresit për Kosovën në Parlamentin Evropian ka kërkuar edhe njëherë që Këshilli i BE-së të veprojë dhe të liberalizojë vizat që ka premtuar për Kosovën.

SHKARKO APP