Largohet nga puna drejtori i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar

Ministria në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, i ka ndërprerë marrëdhënien e punës Rrahim Ramës, drejtor i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Për këtë vendim ka njoftuar në Facebook, Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Sot, u njoftuam se mbi bazën e të gjeturave tona, Komisioni Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues, ka shqiptuar masën disiplinore ‘Ndërprerje e marrëdhënies së punës’ për drejtorin e kësaj Agjencie, për shkak të keqmenaxhimit, joprofesionalizimit, mungesës së transparencës, si dhe mosgatishmërisë për bashkëpunim në kryerje të detyrave të tij ligjore. Po ashtu i njëjti ishte zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme”, është thënë në njoftimin e ministres në detyrë, Albulena Haxhiu.

Në fillim të muajit prill, sipas ministres Haxhiu ishte iniciuar procedura disiplinore ndaj drejtorit të përgjithshëm të kësaj agjencie. / Marrë nga REL

SHKARKO APP