LDK kundër Shengen-it Ballkanik
Dy partneret e ardhshëm të koalicionit për Qeverinë e re, kanë qëndrime të ndryshme për iniciativën rajonale për krijimin e Shengenit Ballkanik. Për kreun e LVV-së, Albin Kurti takimi i Ohrit do të duhej të shtyhej deri në krijimin e Qeverisë, ashtu siç është stopuar Samiti i Parisit. Për LDK-në, Kosova nuk do të jetë pjesë e këtyre takimeve të cilat kanë për qëllim krijimin e një strukture paralele karshi Bashkimit Europian e që rrit ndikimin rus. Për LDK-në, ideja e një unioni doganor në thelb është ide e Serbisë që për qëllim ka mos njohjen e sovranitetit të Kosovës. Qëllimi i Shengenit Ballkanik nuk dallon nga Marrëveshja për Tregti të Lirë, CEFTA, në të cilën Kosova u bë anëtare fuqiplotë në korrik të vitit 2007.