LDK paralajmëron nisjen e mocionit për rrëzimin e qeverisë së Haradinajt

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se gjatë kësaj jave do të takohet me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti, për të diskutuar për veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se do të diskutohen veprimet e përbashkëta që do të merren për përmbysjen e koalicionit PAN.

“Miq të nderuar, gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta”, ka shkruar në Facebook, Isa Mustafa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?