LDK: Shëndeti i Isa Mustafës është stabilizuar, së shpejti kthehet në Prishtinë

Kryesia e Degës së V-të të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku kanë biseduar për zhvillimet politike në përgjithësi.

Ndër të tjera në këtë takim është diskutuar edhe për gjendjen shëndetësore të liderit të tyre, Isa Mustafa.

Kjo degë e LDK-së ka njoftuar se gjendja e Mustafes është stabile dhe e njëjta është përmirësuar.

Sipas tyre, së shpejti i njëjti do të kthehet në shtëpinë e tij.

“Kryesia e Degës së V-të e LDK-ës, mbajti mbledhjen e rregullt  në Hajvali ku analizoj zhvillimet politike në përgjithësi  dhe u dakordua  që ditëve në vijim të shtoj aktivitetin e vet nëpër nëndegë me qëllim të informimit të elektoratit me punën e LDK-ës  në nivel vendi dhe në veçanti në nivel të Komunës së Prishtinës.

Kjo Kryesi, në koordinim me Kryesinë e LDK-ës, deputetët e LDK-ës në Parlamentin e Kosovës dhe këshilltarët e Degës së V-të në Kuvendin e Prishtinës do të organizojnë takime pune në nivele të ndryshme me qëllim të ngritjes të shkallës së komunikimit politik dhe organizativ dhe për të shqyrtuar të gjitha temat që kanë të bëjnë me zhvillimet në skenën politike dhe rrolin e LDK-ës në këto zhvillime.

Kryesia e Degës së V-të i uron kryetarit Isa Mustafa shërim sa më të shpejt dhe dëshiron që ai shumë shpejt të kthehet për të vazhduar punën e vet profesionale dhe për të udhëhequr LDK-në në këto ditë kur Kosovës i duhet më së shumti.

Kryesia e Degës  së V-të e LDK-së njofton elektoratin e vet se shëndeti i Kryetarit Mustafa është stabilizuar dhe po përmirësohet relativisht mirë, prandaj ai së shpejti do të kthehet në Prishtinë për të vazhduar punën”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHKARKO APP