Leksion nga Kosova për qytetarët shqiptarë. 10 teatro ndërpresin shfaqjet, protestë në Prishtinë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë

Një leksion solidariteti vjen nga Kosova për artistët dhe shoqërinë shqiptare. Teatri Kombëtar i Kosovës në shenjë solidariteti për shembjen e Teatrit Kombëtar në vendin tonë ka anuluar të gjitha shfaqjet.

Teatri ka ekzituar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë, është ky mesazhi që jepet nga Teatri i Kosovës.

“Me rastin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot anulojmë shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifkuar të jepet sonte online/ livestream në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës, pjesëmarrëse në kalendarin e përbashkët për muajin maj. Teatri ka ekzituar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook të Teatrit të Kosovës.

Po ashtu edhe 10 teatro të tjerë kanë njoftuar ndërprerjen e shfaqeve, si dhe organizimin e një proteste sot në Prishtinë.

“Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, anulojmë shfaqjen “Skenderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kudër të kalendarit online / livestream.

Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!” Në solidaritet më ngjarjen e sotme, është planifikuar dhe një protestë përpara Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në orën 17:00.

Lexoni edhe…

Video ekskluzive/ Momenti kur policia hyri me forcë në Teatër dhe arrestoi artistët

Presidenti Meta: Ky është krim kushtetues, ligjor dhe moral i paamnistueshëm

Policët sulmojnë edhe ish-deputetët

Pamjet e dhunës barbare ndaj qytetarëve, artistëve dhe gazetarëve

Neritan Ceka: Kjo është diktaturë, po goditet qytetërimi!

Vangjel Tavo: Sot Shqipëria është zyrtarisht një vend diktatorial

SHKARKO APP