Lëvizja Vetëvendosje i dërgon përgjigjen e prerë Thaçit: Sapo të kalojë pandemia e koronavirusit, menjëherë do të …
Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar presidentit Hashim Thaçi që të mendojë për datën e zgjedhjeve ta parakohëshme në vend, pasi nuk kanë për t’i dërguar një emër të ri për kryeministër veç Albin Kurtit. Zyra për Media e VV-së bën me dije se sapo do të përfundojë gjendja me koronavirusin në vend, Kosova duhet të hyjë në afatin kushtetues dhe të shpallen zgjedhjet e reja.
LVV bën me dije se është e fokusuar në luftën ndaj koronavirusit dhe më vonë do të mendojë për zgjedhjet e reja në vend.
“Tani për tani të gjithë ne së bashku me Qeverinë jemi të fokusuar rreth Pandemisë së koronavirusit. Sapo të kalojmë këtë pandemi menjëherë duhet të shkojmë ne zgjedhje të reja. Presidenti Thaçi nuk ka pse kërkon emra për kryeministër të ri, por le të mendoj rreth datës së zgjedhjeve porsa të mbaroj çështja urgjente e Covid19,”-ka deklaruar LVV.