Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:32 Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Liberalizimi i vizave, Kosovës po i ikin mjekët dhe mësuesit

Kosova E hënë, 25 Nëntor 2024 21:14
Liberalizimi i vizave, Kosovës po i ikin mjekët dhe mësuesit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Megjithëse frika e largimit masiv pas liberalizimit të vizave për kosovarët nuk është materializuar, në disa sektorë vihen re vështirësi pas largimit të profesionistëve të cilat kanë gjetur mundësi më të mira jashtë Kosovës. Në analizën e Pulsit Publik të publikuar nga UNDP me mbi 1300 të anketuar që tregon për efektet e liberalizimit të vizave, thuhet se sektori i shëndetësisë dhe arsimit po përballet me mungesë të punëtorëve të kualifikuar, ndërsa strategjitë aktuale janë të pamjaftueshme për t’i adresuar shkaqet rrënjësore të pakënaqësisë të personave që duan të ikin.

Në shëndetësi, veçanërisht në kujdesin dytësor dhe tretësor, kemi radhë të gjata, shërbime të vonuara dhe varësi ndaj profesionistëve më të vjetër që së shpejti mund të dalin në pension. Madje 29% e të anketuarve që punojnë në sektorin e shëndetësisë dhe atë social janë deklaruar se po e konsiderojnë ose e kanë në plan të emigrojnë për qëllime pune.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Sektori i shëndetësisë është një çështje më të vërtetë serioze, jo vetëm për faktorët shtytës por edhe ata tërheqës. Për shembull në Gjermani ofrojnë më shumë sesa që ne mund të ofrojmë dhe çfarëdo që bëjmë nuk mund të jetë më shumë se Gjermania. Mund të diskutojmë dhe të draftojmë politika dhe strategji të ndryshme kur është në pyetje migrimi por me të vërtetë nuk mund të bëjmë më tepër se Gjermania kur vjen puna tek shëndetësia”, u shpreh Lirim Krasniqi drejtor i Germin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe pse u tha se duhen të dhëna më të detajuara për të konkluduar nëse ka ikje të trurit, u përmend fakti se në sektorin e arsimit ka rënie të cilësisë për shkak të emigrimit të mwsimdhënësve me përvojë. Ndërsa më të rëndë po e bën fakti se ka mungesë të interesimit nga studentët për të ndjekur karrierën e mësimdhënies. “Pagat si arsye kryesore, mjedisi i punës, siguria në punë shihen si aftësi kyçe nga shumë studime. Është shumë me rëndësi që të reflektojmë dhe të shohim çfarë mund të bëjë Qeveria nga perspektiva të ndryshme por gjithashtu edhe në sektorin privat, shoqëri civile dhe çfarë Kosova mund të bëjë në përgjithësi në mënyrë që të mbështetës të gjitha ndryshimet”, deklaroi Alex Albertin, USAID Kosova.

Mund t'ju interesojë

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

Para 21 orësh
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

12 Nëntor 2026, 22:01

Analiza thotë se sektori i energjisë po përballet me vonesa në përfundim të projekteve për shkak të mungesës së stafit teknik, ndërsa sektori i TIK-ut po përballet me rënie të cilësisë së stafit të disponueshëm. Për të gjithë sektorët në vështirë u rekomandua largimi i burokracive në rekrutim por edhe kushte më të mira të punës, duke përfshirë pagën. Megjithatë, migrimi nuk duhet të shihet si fenomen negativ dhe se është e pamundur të ndalet.

“Të gjithë kanë të drejtë që të kenë një të ardhme më të ndritshme dhe mundohen që të maksimalizojnë aftësitë e tyre dhe duhet të tregojmë mirëkuptim të pltoë dhe nuk duhet të paragjykohen, madje edhe nëse ka shumë implikime pozitive apo negative nga perspektiva e shtetit dhe shoqërisë”, u shpreh Mrika Kotorri, eksperte e migrimit. Gjermania është shteti që është vizituar më së shumti nga kosovarët pas liberalizimit të vizave, pasuar nga Zvicra dhe Austria. Në Pulsin Publik të UNDP ku janë anketuar persona të etnive, moshave dhe vendbanimeve të ndryshme, si e dhënë shqetësuese u pa edhe fakti se shumica prej tyre e perceptojnë jetën në Europë si “ deri diku më të mirë” apo “shumë më të mirë” se në Kosovë, sidomos mes të rinjve, dhe kjo mund të çojë ne migrim të mëtejshëm në të ardhmen.

Etiketat e lidhura

kosovaLiberalizimi i vizave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 9 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 35 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 40 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 44 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 23 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 12 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.