Liberalizimi i vizave mund të ndodhë në vitin e ardhshëm
Zërat se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës mund të ndodhin këtë vit, i kanë shuar dy deputetët gjerman, Peter Beyer dhe Christian Shmidt që sot po qëndrojnë në Kosovë.
Ata thanë se liberalizimi i vizave mund të ndodhë vitin e ardhshëm.
Deputeti Peter Beyer tha se do të bëjnë të pamundurën për të mbështetur Kosovën në këtë proces.
Beyer: Me gjasë do të shohim vitin e ardhshëm
Video:
“Ne po bëjmë të pamundurën për të mbështetur dhe lehtësuar procesin , siç e dini viti nuk ka përfunduar ende, mirëpo duhet të jemi real. Do ta prisja sinqerisht dhe seriozisht se para përfundimit të këtij vitit që të gjitha çështjet e mbetura të sqarohen dhe të tejkalohen , mirëpo viti veçse ka përfunduar dhe me gjasë do ta shohim vitin e ardhshëm”, tha ai.
Shteti i Kosovës edhe më herët ka marrë premtime për liberalizim të vizave, por vazhdimisht ka pasur shtyrje nga shtetet evropiane pavarësisht plotësimit të kritereve./E.Zeqiri/Kosovapress