Liberalizimi i vizave/ Zëvendëskryeministri i Kosovës pas takimit në Paris: Franca nuk do e bllokojë, por ka ende hezitime

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë pas takimit dypalësh në Francë të Hotit me Macronin, se nuk do të bllokohet liberalizimi i vizave.

Selmanaj ka shtuar vetëm se Franca ka hezitime dhe dilema për disa vende të Ballkanit sa i përket vizave, por nuk ka qasje bllokuese. Më tej ai shton se takimi Macron- Hoti ka qenë shumë konstruktiv dhe miqësor.

“Shteti francez ka ende dilema për shkak të eksperiencës së disa vendeve të Ballkanit. Për fatin e keq ka akoma, dilema hezitime. Nuk ka qasje bllokuese por vazhdon të ketë hezitime”, tha Selmanaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?