Liderët kosovarë takojnë Mogherinin, pritet liberalizimi i vizave

Liderët kosovarë, Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe tre zëvendëskryeministrat: Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, do të takohen sot me Shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Temë diskutimi do të jetë dialogu me Serbinë. Ndërsa nuk dihet ende nëse në agjendë përfshihet dhe një takim i Thaçit me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, tashmë që dialogu ka hyrë në fazën finale.

Po sot në Bruksel pritet që Komisioni Europian të japë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

SHKARKO APP