Limaj: Luan Haradinaj ishte bërthama e UÇK-së
Kryetari i partisë NISMA Fatmir Limaj përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” kujton rënien e Luan Haradinajt. Limaj thotë se Luani ishte bërthama e UÇK-së.
Statusi i Fatmir Limajt:
Gjeneral Luan Haradinaj ka qenë bërthama e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me luftën dhe veprën e tij ai ka motivuar qindra mijëra ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në 22-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt bëmë homazhe për ta nderuar jetën dhe veprën e tij.
Veprat dhe sakrificat e Luanit dhe dëshmorëve të tjerë të UÇK-së janë gurthemeli i lirisë së Kosovës.
Dita e sotme përkon edhe me ditëlindjen e një prej veprimtarëve të shquar të Kombit, Ismail Haradinaj.
Lavdi dëshmorëve të Kombit!
FL