“Liria ka emër”, Dua Lipa reagon pas vendimit të Speciales për dënimin e ish-krerëve të UÇK
Këngëtarja nga Kosova me famë botërore Dua Lipa ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale, që dënoi në total me 81 vite burg ish-krerët e UÇK, Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi.
Ylli i muzikës Pop shpërndau në Instagram dy postime të babait dhe menaxherit të saj, Dukagjin Lipa.
Në njërën prej tyre shfaqej mesazhi “Liria ka emër”, i shoqëruar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në postimin tjetër kishte shifra që lidhen me pasojat e luftës në Kosovë.
“1 milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 1,024 fëmijë të vrarë, 20 mijë të dhunuar, 1,600 njerëz ende mungojnë”, thuhet në postim.


KOHA JONË SONDAZH

