Lirim i përkohshëm nga qelia për Thaçin? Presidenti i Kroacisë: Nuk jap dot garanci

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, deklaron se nuk ka ofruar garanci për lirimin e përkohshëm të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në Hagë nën akuzat për krime lufte.

“Nuk mund të ofroj garanci, kjo është thjesht e pamundur”, tha presidenti kroat, duke shtuar se Kroacia nuk do të bëjë atë që bëri Hungaria si anëtare e BE-së, duke i dhënë strehim ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski, i cili u strehua në Hungari për të shmangur vuajtjen e një dënimi për korrupsion.

Presidenti Milanoviç, tha se akuzat e ngritura pas kaq vitesh kundër Thaçit e dëmtojnë rajonit. ”Thjesht mendoj se Thaçi ose duhej të ishte akuzuar prej kohe, ose duhet të lihet i qetë, sepse disa njerëz në Beograd po kalojnë të paprekur”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?