Lirohet nga Haga, ish-komandanti i UÇK-së Haxhi Shala mbërrin në Kosovë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala është liruar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe ka mbërritur në Kosovë. Lajmi u bë i ditur nga familjarët, teksa djali i tij shkroi në rrjete sociale: “Mirë se erdhe në atdhe, babë!”.

Specialja e dënoi Shalën me tre vjet burgim. Në të njëjtën çështje, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari u dënuan me nga dy vjet burgim secili, ku ishte llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim.

Procesi ndaj tre të akuzuarve i kaloi trupit gjykues më 4 shtator 2024. Ai ishte vendosur që gjykimi të niste më 14 nëntor 2024, por ai u shty për shkak të negociatave mes palëve për arritjen e marrëveshjeve për pranimin e fajësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?