“Lironi Dritan Goxhajn”, protestuesit thirrje te kryeministria: Sot është ditë e rëndë për imazhin e UÇK-së

Po mbahet aktualisht një protestë te kryeministria për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj. Ai u arrestua në Tiranë 1 muaj më parë për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë.

Protestuesit bënë thirrje për lirimin e tij pasi po mbahet me të padrejtë në paraburgim. Seanca ndaj tij u shtye dhe kërkesa e avokatit për lirimin e tij u refuzua ditën e premte.

Sipas protestuesve nuk ka asnjë ligj për ekstradimin e tij dhe e gjitha kjo bëhet për llogari të Serbisë dhe prishjes së imazhit të Kosovës dhe UÇK-së.

Një protestues: “Dritan Goxhaj është hero. Nëse kanë burogsur Dritan Goxhaj kanë burgosur cddo shqiptar. Nesër do ketë takime të tjera do vazhdojmë derisa të ndërgjegjësojmë çdo shqptar. Sot është ditë e rëndë për Kosovën për imazhin e Kosoves, për imazhin e UÇK-së. Lironi Drtian Goxhajn, lironi Dritan Goxhajn.”

Një protestues tjetër i ka bërë thirrje kryeministrit Rama ta lirojë Dritanin pasi ai është ajka e kombit dhe krenaria e tij. Së bashku me babanë e tij Goxhaj luftoi në Kosovë me Ushtrinë Çlirimtare.

“Kam ardhur për atë djalë, se nuk është vetëm. Jemi krenar se ai jo vetëm tregoi veten duke marrë pjesë në luftë e tregoi veten edhe pas luftës. Mbajti një qëndrim që na bën krenar që kemi Dritanin dhe babanë e tij. Janë ajka e kombit por çtë bëjmë ne që na ka rënë për pjesë ky që kemi këtu (kryeministri Rama). Na ka ngecur sharra në gozhdë me të. Zoti Kryeministër mbaj një qëndrim të drejtë. Liroje Dritanin, se nuk ka ligj për një ekstradim të tillë.”

SHKARKO APP