Lisen Bashkurti tregon arsyet e dështimit të takimit në Shtëpinë e Bardhë

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Lisen Bashkurti në një intervistë në “Provokacija”, ka komentuar zhvillimet më ë fundit politike të ndodhura në Kosovë ditët e fundit.

Bashkurti në fjalën tij me gazetarin Mustafa Nano, është shprehur tashmë nga Ballkani është kthyer e gjithë vëmendja.

“Ballkani ka ndryshuar mjaft në krahasim me gjysmën e dytë të shek të IX dhe të shekullit XX, ka ecur mirë në orientimin e bashkëpunimit rajonal dhe së fundmi në rrugën e tij drejt BE-së, pasi është një rajon grindavec. Historik Ballkani kohët e fundit po përdoret si oborri qendror i Evropës mes Perëndimit, Lindjes dhe pjesa qendrore që janë të integruara e tashmë kërkojnë që ta mbyllin këtë histori dhe për vendet e Ballkanit. Shqiptarët më shumë kanë pasur probleme me veten sesa kanë qenë faktor agresiv për luftërat e zhvilluara në Ballkan. Ne thuajse kemi luftuar të vetëm dhe kemi pasur aleanca afatshkurtra që më pas jemi bërë dhe sulm për shumë të tjerë fuqi të mëdha”, ka thënë Bashkurti.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në marrëdhënie me ndërkombëtaret ajo që i mban të lidhur është interesi kryesor politik.

Sipas ekspertit përplasja që ndodhi në lidhje me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është dhe pasojë e të gjithë ndryshimeve dhe risive të reja që po ndodhin ditët e fundit në Kosovë.

“Marrëdhëniet ndërkombëtare kanë treguar se fuqi të ndryshme, janë krijuar, të tjera kanë rënë, janë shpërbërë shumë të tjera, në një marrëdhënie të tillë është interesi që mbizotëron jo dashuria. Diplomaci do të thotë që japin mesazhe me shumë kuptime, për shumë vende. Grenell është një person që është i dërguar special për një çështje të caktuar. Të dërguarit special që akreditohen për politika të rëndësishme patjetër që kanë rëndësi, pasi është përfaqësues i vendit që e delegon. Një nga problemet më të mëdha të kësaj periudhe janë se procesi i negocimit Kosovë Serbi ka kaluar nga BE, në 2011 , më pas ka kaluar në një komunikim informal jo aq publike ku aktorët lokal, nga Kosova dhe Serbia kanë kërkuar që të vetë ofrojnë një zgjidhje siç ka qenë ajo e shkëmbimit të territoreve, ku sipas informacioneve dyshohet se është përfshirë dhe Rama, dhe dyshohet se ka qenë dhe vetë Bolton mbështetës, që më pas u tërhoq. Tashmë është Grenell, i cili duket se ka një qasje ndryshme”, është shprehur ai.

Gjithashtu eksperti Bashkurti në fjalën e tij ka theksuar se është e pamundur që ndërkombëtarët të mos kenë qenë në dijeni të zhvillimeve të fundit, pasi janë ato që përbëjnë dhe organet e drejtësisë në Prishtinë.

“Duke pasur parasysh edhe krijimin e gjykatës speciale në Kosovë,dyshoj se nuk ka pasur informacion në SHBA dhe në BE në lidhje me këtë çështje, këto janë institucione të Kosovës që kanë një përbërje, evropiane dhe amerikane brenda. Projekti është i financuar nga BE dhe dyshoj se palët nuk kanë pasur informacion në lidhje me këtë. Po të ndjekim me vëmendje deklaratat e tij dhe me procesin e negociatave në Shtëpinë e Bardhë janë tre elementë si:

E para: Kanë hedhur idenë se gjykata speciale ka qenë e shqetësuar se ka pasur dyshime se në Shtëpinë e Bardhë po diskutohej më jep këtë të jap atë, do të bëhej një shkëmbim territorial në lidhje me amnistinë për krime luftë do ngjirte jashtë lojë gjykatat, një marrëveshje e ratifikuar në parlament, do të prevaluar dhe do të kalonte të drejtën ndërkombëtare.

E dyta është se vetë këto zyra janë se ka pasur një lobim brenda Kosovës në lidhje me shpërbërjen e vendimit të 2015 që është përdorur për organet e drejtësisë speciale, e cila do të ishte një goditje e madhe.

E treta është fakti që prokuroria Speciale bëri publik një informacion në periudhën kur procedurialisht është periudha konfidenciale që informacioni për 6 muaj nuk duhet të dilte, por duket se ato kanë thënë se kanë qenë të detyruar ta bëjnë”, ka thënë ndër të tjera ai
Per informacionet me te fundit klikoni:

SHKARKO APP