Lista e Daniel Serwer: Çffarë duhet të bëjë urgjentisht SHBA-ja për Kosovën, Serbinë, Shqipërinë…

Analisti dhe ish-diplomati amerikan Daniel Serwer një një postim në faqen e tij peacefare.net, ka shkruar se sugjerimet e tij për SHBA’në do t’i shpalosë në një ‘brifing’ për Ballkanin. Ai ka shkruar se Brukseli po dështon t’i kryejë punët në Ballkan dhe se deklaratat e forta të Mogherinit nuk po bëjnë punë. Po çfarë duhet bërë në Ballkan dhe pse duhet të përshpejtohet integrimi i vendeve të rajonit në BE? Serwer, siç transmeton Gazeta Express, thotë se….

SHBA-ja është përgjegjëse për tri marrëveshje të paqes në Ballkan: Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni, duke e parandaluar luftën për më shumë se 15 vjet.

Të gjitha vendet e rajonit kanë bërë përparim të konsiderueshëm në reformën politike dhe ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, progresi është ngadalësuar, madje edhe është bllokuar që nga recesioni evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kriza financiare greke, rrjedha masive e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, pastaj Brexit, kanë krijuar dyshime se premtimi i anëtarësimit në BE mund të plotësohet sa më shpejt.

Tërheqja e BE-së nuk po funksionon ashtu si më herët, pavarësisht deklaratave të forta të Mogherinit.

Ky është një problem për SHBA-në, sepse ne kemi qenë në varësi të Evropës për ta mbajtur barrën në Ballkan, me mbështetjen e SHBA-së kur është e nevojshme.

Por nëse Brukseli dështon, marrëveshjet e paqes mund të shpërbëhen me pasoja serioze, si rritja e emigracionit, jo vetëm përmes por edhe nga Ballkani, pastaj rritja e radikalizimit të myslimanëve të Ballkanit dhe rritja e problemeve ruse pranë dhe madje edhe brenda NATO-s.     Ajo që nevojitet, është kryesisht një përpjekje diplomatike dhe jo ushtarake për t’i përfunduar proceset e paqes në Ballkan, në mënyrë që të gjitha vendet e rajonit të mund të hyjnë në NATO dhe BE, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë.

Kjo përpjekje diplomatike mund të përfshijë:

Rekomandim me Brukselin për kufijtë dhe shtetet ekzistuese të Ballkanit, duke përfshirë një përgjigje të programuar për çdo planifikim të referendumit të pavarësisë së Republikës Srpska.

Anëtarësimi i shpejtë në NATO dhe BE.

Asistencë me fokus sundimin e ligjit, veçanërisht kundër korrupsionit dhe kundërvënien ndaj ekstremizmit.

Theks i shtuar mbi bashkëpunimin e Gardës Kombëtare me Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë.

Themelimi i një të drejte në rajon dhe përpjekje për pajtim.

Një përpjekje e shtuar për të zgjidhur çështjet specifike të vendit: mungesat kushtetuese dhe elektorale të Bosnjës, anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe emri i Maqedonisë.

 Përveç kësaj, ne duhet t’u kundërvihemi problemeve ruse duke zvogëluar varësinë e Ballkanit nga gazi i Moskës, duke sanksionuar ata që financojnë krerët e Ballkanit që kërcënojnë paqen, duke forcuar aftësitë tona mediatike dhe duke u konsultuar me qeveritë e Ballkanit për ndërhyrjen e rusëve në zgjedhje.

Këto nuk janë gjëra të shtrenjta, por të rëndësishme. Realizimi i tyre do ta ruante paqen dhe stabilitetin, do të shmangeshin kostot e mëdha, do të kufizoheshin trazirat e Rusisë dhe do të na jepnin neve shumë miq të sigurt dhe të begatë./GazetaExpress/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?