FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Krishtlindja ortodokse, ministrat e Kosovës vizitojnë dy familje serbe

Me rastin e Krishtlindjes ortodokse, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka shkuar në shtëpinë e dy familjeve të komunitetit serb në fshatin Shtërpcë, ku ka drekuar me ta. ”Nga këto familje mikpritëse e punëtore ua përcjellim urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve bashkëqytetarë tanë që festojnë sot Krishtlindjet ortodokse sipas kalendarit julian. Gëzime paçi në familjet tuaja”, ka shkruar ministri përkrah fotove, ku bie në sy se ai shoqërohet nga ministri Elbert Krasniqi. Komunitetin serb me rastin e Krishtlindjes ortodokse e ka uruar edhe kryeministri Albin Kurti. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti uron në gjuhën shqipe dhe atë serbe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?