Lista Serbe raporton në Serbi, Vuçiç vendos nëse serbët lënë Qeverinë e Kosovës
Nata dhe mëngjesi në veri të Kosovës kanë qenë të qeta. Siç raporton B92-shi serb, sot përfaqësuesi e serbëve të Kosovës do të takohen me presidentin e Serbisë dhe do të marrin vendim nëse do vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Së pari, në mëngjes do të jenë në Beograd, ku fillimisht do të informojnë Presidentin e Serbisë dhe samiti e lartë të shtetit për vendimin për të lënë Qeverinë e Kosovës”, shkruan kjo medie.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq u arrestua dje rreth 17 orë në Mitrovicë, ku ai po mbante një fjalim në kuadër të dialogut të brendshëm të Serbisë për Kosovën.
Njësia Speciale e Kosovës, e arrestoi Gjuriqin pasi institucionet e Kosovës i kishin refuzuar kërkesën për të hyrë në Kosovë. Pas kësaj, Gjuriq kishte thënë se ai do të jetë në Kosovë dhe “nëse munden le të më ndalin shqiptarë”.
KOHA JONË SONDAZH

