Lulzim Basha përshëndet votimin e Demarkacionit: Hap drejt proceseve integruese

Hap drejt proceseve integruese e ka quajtur Kryetari i Partisë Demokratike, votimin e Demarkacionit nga Kuvendi i Kosovës.

Në një reagim në rrjetet sociale Basha shkruan se “ky akt është një kontribut thelbësor në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon”.

Me votimin e sotëm, Basha thotë se Kosova ka hedhur një hap të sigurtë drejt proceseve integruese.

“Partia Demokratike, si në çdo orë të historisë së saj mbështet me ndjenjë vëllazerore dhe në respekt të institucioneve të Kosovës çdo hap drejt integrimit euro-atlantik, konsolidimit të shtetit dhe mirëqenies së popullit të Republikës së Kosovës”, përfundon reagimi i Bashës.

SHKARKO APP