LVV e Albin Kurtit fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tha se procesi zgjedhor ishte i rregullt, pa ndonjë incident. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 44%.

Lëvizja Vetëvendosja e udhëhequr nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nga mbi 95% të votave të numëruara, Partia e Albin Kurtit, fitoi rrth 49,8% të votave. Subjekti i dytë politik renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka fituar pak më shumë se 21%.

Partia e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), me rreth 13.8%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka fituar pak më pak se 6% të votave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista Srpska, që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka fituar rreth 3.5% të votave. Në Kuvend do të futen edhe partitë e minoriteteve të tjera. Për minoritetin serb janë të rezervuara 10 vende në Kuvend, sa janë të rezervuara edhe për minoritetet e tjera. Kuvendi i Kosovës ka 120 vende. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ditën e diel ishte rreth 44%, pak më e lartë sesa në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

LDK dhe përgjegjësia

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, partia e të cilit u rendit e treta, tha se ai e merr përgjegjësinë për humbjen në zgjedhje, sepse nuk ka arritur ta dërgojë LDK-në aty ku ka pasur synim. Abdixhiku e uroi fituesin e zgjedhjeve.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u zhvilluan më 28.12, ishin të dytat me radhë brenda këtij viti, pasi për më shumë se dhjetë muaj, pas zgjedhjeve të rregullta të 09.02, partitë politike nuk arritën të krijojnë institucionet e reja. Qendrat e votimit, që ishin mbi 900, u hapën që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së diel deri në orën 19:00 të mbrëmjes. Të drejtë vote, në këto zgjedhje sipas KQZ-së, kishin 2 milionë e 76 mijë e 290 votues. Procesi i votimit për votuesit jashtë Kosovës u zhvillua një ditë më parë nëpër ambasada dhe konsullata të Kosovës në 18 shtete.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit garuan 22 subjekte politike, prej tyre 18 parti politike, 3 koalicione parazgjedhore, si dhe 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Në këto zgjedhje garuan gjithsej 1180 kandidatë për 120 vende sa i ka Kuvendi i Kosovës. Nga ky numër, 20 ulëse janë të garantuara për pakicat, 10 nga to për serbët e Kosovës. Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit në Kosovë u vëzhguan nga rreth 8600 vëzhgues, shumica nga ta vendorë dhe një numër i vogël ndërkombëtarësh, përfshirë 10 vëzhgues nga Parlamenti Evropian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?