LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

Pas konsituimit të Kuvendit të Kosovës, pritet të mbahet edhe seanca për votë-besimin e qeverisë së re. Deputetja Arbërie Nagavci, njofton se në cilësinë e kryesueses së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, i ka dorëzuar Presidentes Vjosa Osmani, propozimin për caktimin e Albin Kurtit si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. “Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re”, ka shkruar Nagavci në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe letrën që i është dërguar Osmanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?