LVV pret emra nga opozita, Konjufca tërhiqet nga gara për president

Kryeministri Albin Kurti thotë se është në komunikim me liderët e partive opozitare për t’i dhënë zgjidhjes çështjes së presidentit por ende nuk ka rezultate. “Jemi në komunikim me kryetarët e partive opozitare, kur të ka rezultate atëherë ju njoftojmë”. Zëvendësi i Kurtit dhe kandidati për president, Glauk Konjufca u shpreh i gatshëm të tërhiqet nga gara nëse partitë opozitare propozojnë një emër që mund të jetë i pranueshëm për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Në momentin që opozita e gjen një president të përbashkët edhe e propozon para nesh, e kjo nuk do të thotë që të ishte propozim i krejt opozitës, por së paku i dy prej partive politike, unë mendoj që do të isha shumë i lumtur të tërhiqja kandidaturën time. Por, nëse kjo nuk ndodh dhe tërhiqet kandidatura, nuk e zgjidh problemin. Kjo është çështja”, tha Konjufca. Ai shtoi se propozimi i PDK për një marrëveshje nuk mund të bëhet nëse ata nuk i nxjerrin emrat për diskutim. Sipas tij, në këtë parti ka shumë emra që janë të papranueshëm për ta. Sipas tij, opozita po kalkulon për zgjedhje pasi pretendojnë se ish-presidentja Vjosa Osmani mund të dëmtojë Vetëvendosjen.

“Opozita do me përfshi si element të ri në skenën tonë politike përfshirjen e presidentes Osmani, prej nga ata kalkulojnë që kjo do ta zbriste ndoshta përqindjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Prej kur ka qenë ky element në garë, nuk ka pasur propozime të sinqerta. Kjo është më shumë kalkulim i opozitës për zgjedhje”. I pyetur nëse Osmani do të dëmtonte vërtetë Vetëvendosjen, Konjufca tha se ish-presidentja nuk është rreshtuar në kampin kundër mazhorancës dhe se janë të hapur për bashkëpunim me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk e di, nuk mund të paragjykoj. Presidentja Osmani nuk e ka shfaqur orientimin e saj politik që është kundër Vetëvendosjes. Ajo vetëm ka thënë që do të angazhohet në politikë. Po unë mendoj që rrugët tona prapë takohen”, vijoi Konjufca. Kryediplomati kosovar shtoi se nëse vullneti i opozitës është të shkohet në zgjedhje, atëherë nuk kanë sesi ta parandalojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Ogerta Manastirliu 7937 (75.6%)
Erion Braçe 2562 (24.4%)

Vota totale: 10499