LVV i hedh benzinë zjarrit, propozon Glauk Konjufcën për President të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të propozojë Glauk Konjufcën për president të Kosovës.

“Në këto rrethana, Lëvizja Vetëvendosje, pas të gjitha përpjekjeve për të arritur marrëveshje, do të propozojë për kandidat për President ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ish-kryetarin e Kuvendit, deputetin e shtatë legjislaturave dhe njeriun e dytë më të votuar në historinë e Republikës sonë, z. Glauk Konjufca”, u tha në njoftimin e LVV-së.

Kjo parti ftoi edhe një herë subjektet opozitare që të propozojnë një kandidat, ndërsa u ofroi ndihmë për mbledhjen e nënshkrimeve. “Nëse u nevojiten nënshkrime plotësuese ne ju ndihmojmë nga grupi ynë parlamentar”, tha LVV-ja, teksa u shpreh e bindur se “kjo sfidë është e kalueshme, zgjedhjet janë të evitueshme dhe është plotësisht e mundshme të gjejmë pajtueshmëri për të ecur përpara”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kjo është si t’i hedhësh benzinë zjarrit në parlamentin e Kosovës, kur duhet negociim me partitë e opozitës dhe jo duke i provokuar me një emër nga radhët e partisë së kryeministrit. Presidenti duhet me konsensus dhe jo nga një parti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Kurti e kishte një shans të mirë, duke rikandiduar Vjosa Osmanin, e cila siç është parë në publik se ajo ka marrëdhënie të mira me Presidentin e SHBA, Trump. Dhe nëse partitë e opozitës nuk do ta pranonin, atëhere do të hynte në lojë ambasada amerikane në Kosovë.

Por Albin Kurti nuk do asnjeri që i bën hije. Dhe për dreq duket se Kosova po shkon prapë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, reagon LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?