Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku kanë diskutuar për zhvillimet në Ballkan, me fokus dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë.

Macron ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe ka dënuar çdo veprim të njëanshëm që mund ta dëmtojë atë. Ai gjithashtu ka theksuar mbështetjen e Francës për stabilitetin, unitetin dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës, si dhe respektimin e sundimit të ligjit.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë aktualisht është i ngrirë, pjesërisht për shkak të situatës me Qeverinë në detyrë në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?