Maliqi: Ideja e korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi nuk ka vdekur

Ideja e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të jetë e pranishme në prapaskenë për aq kohës sa nuk do të ketë një alternativë, thotë analisti Agon Maliqi. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Maliqi theksoi se ideja për korrigjimin e kufirit ishte një veprim taktik që në njëfarë mënyre ka neutralizuar idenë e ndarjes së Kosovës, pa një parim të reciprocitetit në kontekstin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Zoti Maliqi, i cili ndodhet në Uashington në kuadër të një programi për studimin e demokratizimit të shoqërive, të organizatës amerikane Fondi Kombëtar për Demokraci, tha se bllokimi i dialogut është pasojë e ngecjes së procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe përçarjeve brenda tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?