Maliqi: Vjosa Osmani është skeptike dhe kundërshtare e politikës rajonale të Ramës

Analisti Agon Maliqi, komenton vizitën dhe deklaratat e Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani në Shqipëri. Sipas tij, Presidentja është skeptike dhe kundërshtare e politikës rajonale të Ramës.

”Mendoj që zonja Osmani vjen nga ajo pjesë e skemës politike që është skeptike dhe kundërshtare e politikës rajonale të Ramës. Deklaratat e saj janë tregues të vazhdimit të një farë toksie në Kosovë ndaj qeverise Rama dhe politikës së kryeministrit Rama. Ne e pamë edhe liderin e opozitës që u deklarua për një çështje që ndodhi në Shqipëri, vrasjen nga polici të 25-vjeçarit. Mendoj që janë mesazhe kundërshtie të politikës rajonale dhe ndoshta dhe ndaj zotit Rama. Kërkesa për rezolutë që e mbështeti Basha në një farë formë janë edhe arnime politike”, u shpreh ai.

Për më tepër, ai shton se Kosova është neglizhuar nga Shqipëria dhe se ka Rama ka treguar një afrimitet me Vuçiç-in. ”Aty ka edhe shqetësime legjitime që i ka Kosova, që ka të bëjnë faktin në raportin Shqipëri dhe Serbi, kanë krijuar edhe atë afërsinë e perceptuar me Ramës dhe Vuçiç-it, Kosova po neglizhohet, sidomos nëpërmjet nismës së mini-shengenit rajonal. Ajo çfarë kuptova nga deklarata e zonjës Osmani nuk është një refuzim i plotë i idesë, por më shumë një kërkesë që kjo ide të përdoret për ta nxjerrë Kosovën nga pozita e palakmueshme ku ndodhet sot, e bllokuar dhe izoluar”.

SHKARKO APP