Marco Rubio uron Pavarësinë e Kosovës: Qëndrojmë krah jush për një të ardhme të sigurt dhe të begatë
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, uroi Republikën e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
Në mesazhin e tij, Rubio theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve për të rritur prosperitetin e të dyja kombeve.
“Në emër të SHBA-ve, ju shpreh urimet e mia popullit të Republikës së Kosovës me rastin e Ditës suaj të Pavarësisë. SHBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe presim me padurim zgjerimin e lidhjeve ekonomike që do të rrisin mirëqenien e të dy kombeve tona. Ne e vlerësojmë mbështetjen e Kosovës për përpjekjet e SHBA-së në adresimin e sfidave globale dhe mirëpresim udhëheqjen e saj si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.
Ndërsa Kosova shënon këtë përvjetor të rëndësishëm, presim bashkëpunim edhe më të fortë në vitet që vijnë. SHBA-ja qëndron përkrah Kosovës ndërsa vazhdon të ndërtojë një të ardhme të sigurt dhe të begatë”, thuhet në mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit.
KOHA JONË SONDAZH

