Masakra në Gjilan, pezullohen 4 policë

Policia e Kosovës ka pezulluar 4 efektivë pas ngjarjes së rëndë ku ish-efektivja, Valdete Bllaca vrau me armë zjarri 4 familjarët e saj në Gjilan dhe më pas veten. Zyrtarët që janë pezulluar janë Alban Ramushi, komandant, Naser Rrahmani, zëvendës komandant, Negovan Mihaljovic dhe Xhavit Azizi.

Nuk bëhet ende me dije se pse janë pezulluar por dyshohet ata kanë kryer veprën penale të “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Bllaca ishte pezulluar nga detyra si efektive policie në rajonin e Gjilanit për shkak të problemeve psiqike. Më pas ajo ishte rikthyer në detyrë, por si pjesë e stafit civil, gjë që nënkupton se nuk i lejohej të mbante armë. Për këtë arsye, mbetet ende mister vendi se ku Bllaca e gjeti armën me të cilën shkaktoi masakrën me pesë të vdekur. Ajo vrau nënën Hanife, babin Zeqiri si dhe dy vëllezërit Blerim e Fisnik.

Ende nuk dihen shkaqet e forta që mund ta kenë çuar efektiven të ekzekutojë të gjithë familjen dhe më pas të kryejë vetëvrasje. Dyshimet se njëri nga vëllezërit mund të të ketë qëlluar i pari me armë, Prokuroria i ka hedhur poshtë.

SHKARKO APP