Masat ndaj koronavirusit, paditet në Prokurori Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është paditur në Prokurorinë Themelore të në Prishtinë nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla

Ky i fundit dorëzoi padinë kundër kreut të shtetit kosovar në lidhje me deklarimet e tij të datës 23 mars – për të mos respektuar vendimet e marra nga Qeveria në raport me masat mbrojtëse kundër virusit COVID-19.

Në një njoftim të Minisrtisë së Punëve të Brendshme thuhet se në padi potencohet se “Presidenti përmes deklarimeve të tij dhe thirrjeve për mos-respektim të Vendimit të Qeverisë në datën 23 Mars 2020, përveç që ka shkaktuar paqartësi tek qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të “kontribuojë” në shpërndarjen më të madhe të Virusit COVID-19”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Thaçi në një konferencë për media e kishte kundërshtuar masën duke thënë se ajo është kundër kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarët nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundër- kushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë”, pati deklaruar Thaçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?