Matoshi: “Sherret” mes figurave te luftes, deshmojne krizen e vlerave te pasluftes
Analisti politik, Halil Matoshi ka thënë për ‘Zëri’, se ky diskurs agresiv që ka shpërthyer aktualisht e ka historinë dhe moralin e vet tek periudha e pasluftës, kur për pushtet dhe para u goditën vlerat fondamentale të kësaj shoqërie, sado të brishta që ishin, besa, burrëria, durimi, gajreti, duke I zëvendësuar nga pabesia, mburravecëria, mësymja agresive për ta koritë tjetrin, zemërimi etj.
“Periudha kaotike e pasluftës dhe etablimi i njerëzve të fuqishëm port ë padijshëm në pushtet nga një shoqëri paqësore krijoi monstrumë dhe agresorë të verbët, saqë pothuajse për pak ditë (mars 2004) I shndërruan shqiptarët kosovarë nga viktima në xhelatë të harbuar. Pabesitë, pritat e mizoritë po na i shpërfaqin tash sy bote vetë akterët, që veten e kanë quajtur komandantë lufte, e tash le të del dikush e le ta demantojë një Dick Marty apo një Williamson e të na bind se ky soj njerëzisht qenkan sjellur vërtet si kushërinj të “Nënës Terezë”, ka thënë Matoshi.
Sipas Matoshit, publiku kosovar është bombarduar me një diskurs agresiv – këto ditë – që nga thirrja për luftë vëllavrasëse e Hashtim Thaçit e deri tek iftiret ndaj njëri tjetrit të Ramiz Lladrovcit dhe Rexhep Selimit e Gani Gecit, si dhe tregimet që po shpalosen rreth Xhabir Zharkut, për vrasjen në pritë të bashkëluftëtarëve.
“Natyrisht se rivaliteti i gjatë politik dhe mospërmbushja e tyre në këtë fushë të panjohur për ta, për shkak të së kaluarës së dhunshmen dhe joqytetare të tyre i ka bërë këto figura të luftës që të kalojnë nga euforia në fazën maniako-depresive. Natyrisht se tek tap o shfaqet frika nga njëri tjetri sepse kodi i tyre është pabesia. Pra ata frikësohen se tjetri ka për të folur – sidomos tash – kur Gjykata Speciale mund të funksionalizohet”, ka thënë Matoshi.