“Mbështetja ndaj Kosovës historike”! Familja Thaçi ngushëllon familjen Nano

Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, një mesazh ngushëllues është dërguar nga familja e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, drejtuar familjes Nano.

Në mesazhin e bërë publik, familja Thaçi e vlerëson Nanon si pjesë të një brezi politikanësh që transformuan politikën shqiptare, duke e çuar vendin nga sistemi monist drejt demokracisë pluraliste.

“Me shpirtin reformator, tolerancën dhe kulturën politike moderne, ai dha shembullin e një lideri të pjekur, duke i hapur udhë brezit të ri politik,” thuhet në mesazh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familja Thaçi thekson gjithashtu kontributin historik të Fatos Nanos në mbështetje të çështjes së Kosovës, si në periudhën e paraluftës ashtu edhe gjatë viteve 1998–1999, duke e cilësuar atë si një trashëgimi të çmuar kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Përkrahja që z. Nano i dha çështjes së Kosovës është historike dhe kontributi i tij mbetet një trashëgimi e vlerave tona kombëtare. Kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm,” përfundon mesazhi nga familja Thaçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?