Mbi 22 punonjës shëndetësorë të infektuar me koronavirus në Kosovë, 130 janë në vetizolim

Më shumë se 22 punonjës shëndetësorë në Kosovë janë infektuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri, kurse 130 janë në vetizolim, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Blerim Syla, Kryetari i Federatës e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Ai shtoi se, bazuar në informacionet e deritashme, gjendja e tyre është e kënaqshme, ndonëse ekziston shqetësimi se numri mund të rritet.

Ai u bëri thirrje institucioneve përkatese të shtojnë kujdesin ndaj masave personale mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë, duke shtuar se “koncentrimi ma i madh është në ata te fronti i parë, duke harruar ata në vijën e dytë e të tretë”.

Deri më tash, Kosova ka regjistruar 598 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, – prej tyre 123 janë shëruar. Numri i viktimave të martën ka arritur në 16.

SHKARKO APP