Mbi 400 punëtorë të Trepçës në protestë: Duam pagat tona, le të prekemi nga koronavirusi

Rreth 400 punëtorë të ndërmarrjes “Trepça” janë duke protestuar para minierës në Stën-Tërg; ata thonë që nuk kanë marrë pagat e tyre.

Punën me këtë kërkesë ata e kanë bojkotuar që nga e premtja edhe pse në pandemi janë të ndaluara tubimet e tilla.

Kryetari i Sindikatës, Gani Osmani, deklaroi se do të rrezikojnë edhe shëndetin e tyre derisa të ketë diçka konkrete lidhur me kërkesat e tyre, njoftoi RTK.

“Jemi duke protestuar në të gjitha ndërrimet, sot ka pasur për të dalë para nesh shefi me stafin e tij por deri tani nuk kanë ardhur. Ne e kemi rrezikuar jetën, kemi punuar në kushte të jashtëzakonshme dhe nuk ka paga për ne!”

“Nga e premja nuk kemi punuar nuk na ka marrë parasysh askush. Ne kemi për të qëndruar këtu edhe në këto kushte të pandemisë edhe nëse prekemi të gjithë me koronavirus”.

“Këtu kemi për të qëndruar derisa të marrim pagat. Po ashtu kërkojmë edhe dorëheqjen e menaxherit, pasi nuk po e menaxhon punën mirë. Nëse nuk merr masa dikush ne kemi për të dalë edhe në rrugë, kështu kanë thënë punëtorët”, ka thënë Osmani.

SHKARKO APP