Mbreti Charles i shkruan Osmanit për 17-vjetorin e pavarësisë: Vendet tona ndajnë lidhje të forta, pres të forcojmë miqësinë tonë
Në prag të shënimit të 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles i është drejtuar me një letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Mbreti Charles ka shprehur urimet e tij më të përzemërta për popullin e Kosovës.
Tutje në këtë letër Mbreti Charles ka shprehur bindjen se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mund të kenë një bashkëpunim të shkëlqyer për të sjellë ndryshime pozitive në sfidat klimatike dhe çështjet e ambientit të cilat prekin të gjithë globin.
Letra e tij mbyllet me fjalinë “Bashkëshortja ime dhe unë kemi kënaqësi të madhe t’ju përcjellim urimet tona më të mira për ju dhe për të gjithë kosovarët në epokën e ardhshme”.
/Telegrafi/
KOHA JONË SONDAZH

