Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:17 Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s Elseid Hysaj ka hyrë zyrtarisht në historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi kuqezi është bërë futbollisti i parë që arrin kuotën e 100 ndeshjeve me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryeparlamentari Peleshi takime në Prishtinë: Shqipëri-Kosovë, koordinim në nivelet më të larta

Lajme E hënë, 2 Mars 2026 14:12
Kryeparlamentari Peleshi takime në Prishtinë: Shqipëri-Kosovë, koordinim në nivelet më të larta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u takua me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Vizita u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit strategjik dhe institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke rikonfirmuar marrëdhënien e shkëlqyer dhe vëllazërore mes dy vendeve.

Në takimin me kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu u përshëndet konstituimi pa vonesa i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe nisja e legjislaturës së re. Peleshi vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit parlamentar mes dy Kuvendeve, mbështetur përmes Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2022, si dhe përmes mbledhjeve të përbashkëta në Tiranë dhe Prishtinë. Gjithashtu Peleshi përshëndeti rezolutën në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar se ky vendim përfaqëson një shprehje të qartë të vullnetit politik dhe solidaritetit institucional, duke riafirmuar mbështetjen për një proces të drejtë dhe të paanshëm, si dhe për ruajtjen e dinjitetit të luftës çlirimtare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër, Peleshi dhe Haxhiu theksuan nevojën për rritjen e cilësisë dhe shpeshtësisë së bashkëpunimit mes komisioneve parlamentare, grupeve parlamentare, delegacioneve në organizatat ndërkombëtare, deputetëve, administratave të të dy Kuvendeve, shkëmbime informacioni dhe përafrim të legjislacionit në funksion të proceseve integruese evropiane dhe përfaqësimit në organizatat ndërkombëtare.

Gjatë takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, Peleshi rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për Kosovën në arenën ndërkombëtare, për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe rajonale. Në takim u vlerësua orientimi i qartë pro-evropian i Kosovës, përputhja me politikën e jashtme të BE-së dhe angazhimi për reforma në funksion të sundimit të ligjit. Kryetari i Kuvendit theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë zëri më i fuqishëm në mbështetje të Kosovës, veçanërisht në përpjekjet për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe anëtarësim në NATO.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në takimin me kryeministrin Albin Kurti u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha dimensionet, si dhe për zhvillimet rajonale. Po ashtu, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit parlamentar si nxitës i marrëdhënieve dypalëshe u riafirmua mbështetja për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-të, me synimin për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, të bazuar në njohje të ndërsjellë. Palët ndanë vlerësimin se Kosova ka demonstruar përkushtim të qartë ndaj vlerave euroatlantike dhe se heqja e masave kufizuese nga BE-ja përbën një hap pozitiv për avancimin e mëtejshëm të agjendës euroatlantike të saj.

Mund t'ju interesojë

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Para 14 minutash
Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit ...

Para 16 minutash
Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Para 54 minutash

Vizita e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, në Prishtinë shërbeu si një moment i rëndësishëm për koordinimin politik dhe institucional mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke forcuar më tej dimensionin mbarëkombëtar të bashkëpunimit dhe duke përcjellë një mesazh të qartë stabiliteti dhe partneriteti strategjik në rajon.





Etiketat e lidhura

niko peleshi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 8 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 14 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 16 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 20 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.