Media ironizon Hajredin Kuçin: Pranë kolapsit financiar, ka vetëm 370 euro

 

Njeriu i dytë më i rëndësishëm në Partinë Demokratike të Kosovës, dhe njëherësh ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi duket se është para kolapsit financiar.

Ai në formularin e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se para të gatshme i ka vetëm 370 para të gatshme, raporton Gazeta Blic. Ndërkohë, ai ka deklaruar se ka obligime shumë të mëdha ndaj bankave. Hiç më pak se katër kredi, që kapin vlerën e më shumë se 24 mijë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuçi edhe pse nuk ka para të gatshme, ai punon hiç më pak se në katër vende pune. Përveç se ministër i drejtësisë, Kuçi punon edhe në tre universitete, në dy publike dhe në një privat, raporton gazeta Blic. Ndërkohë, që të hyrat e tij nga këto vende pune brenda vitit janë hiq më pak se 33 mijë euro, pa llogaritur këtu pagën që e merr bashkëshortja e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kuçi e ka deklarur një shtëpi në Prishtinë në vlerë mbi 160 mijë euro, dhe një shtëpizë, në vlerë mbi 60 mijë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?