Mediat në serbi: Liberia ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës (Dokumenti)
Shteti i Liberisë ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, raportojnë mediet e Serbisë, transmeton “Zëri.info”.
Ministri i Jashtëm i Liberisë, Gbezongar Milton Findlej i ka dorëzuar homologut të tij serb, Ivica Daçiç, tërheqjen e njohjes së Kosovës, siç thuhet derisa vazhdon dialogu mes Prishinës dhe Beogradit.
Në dokumentin e publikuar nga mediet serbe thuhet se Liberia e ka pranuar pavarësinë në kuadër të marrëveshjes që Beogradi nuk është i gatshëm të bisedoj për “krahinën jugore-Kosovën”.
Liberia e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 30 maj 2008.