Mediat serbe: Huliganët kroatë dhe shqiptarë së bashku ofendojnë Serbinë
Atmosfera e përbashkët që po krijojnë tifozët shqiptarë dhe ata kroatë, para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, patjetër që u shkakton mërzi serbëve.
Mediat e Serbisë i kanë kushtuar vëmendje atmosferës vëllazërore në Shkodër dhe kanë raportuar, por vetëm ashtu si dinë ata. Ata shkruajnë se tifozët kroatë dhe shqiptarë kanë kaluar kohë së bashku dhe kanë festuar duke e lëvduar njëri-tjetrin, ndërsa njëkohësisht e kanë ofenduar Serbinë me fjalët: “Kosova është Shqipëri…”. Kosova zhvillon ndeshjen e parë në një turne zyrtar ndërkombëtar nga ora 20:45